Kulturë

Pritet të hapet lokali i mezeve në Pompei

Termopoliumi i një dyqani ushqimor në parkun arkeologjik të Pompeit afër Napolit, Itali. (Foto: Parco Archeologico di Pompeii via AP)
 

Në fund të dhjetorit, ekspertët zbuluan një banak në një lloj lokali të vjetër mezesh në vendin buzë gjirit të Napolit. Hiri, balta dhe llava mbuluan qytetin gjatë shpërthimit të malit Vezuv derisa qyteti do të rizbulohej në shekullin XVIII

Një lokal i vjetër mezesh do të hapet së shpejti për vizitorët në Parkun Arkeologjik të qytetit të varrosur italian, Pompei.

Nga e enjtja e kësaj jave, vizitorët do të kenë mundësi të shohin vendin në gjirin e Napolit, në jug të vullkanit të Vezuvit.