Kulturë

Shaqiri - grafisti që vijëzoi të kaluarën dhe të varfrit e Kosovës

“Puna nuk bën të zëvendësohet me asgjë. Pikë”, ishte përshkrimi fjalëpakë për mjeshtërinë e vet. Me një bagazh të admirueshëm artistik – si pjesëmarrës në bienale e trienale të rëndësishme në Slloveni, Japoni, Holandë, ShBA, Norvegji, Suedi, Francë e Gjermani – Shaqiri ishte i lidhur gjithnjë me vizatimin, një tërheqje që e kishte bërë t’i donte librat me ilustrime

Pjesëmarrja në bienale e trienale të njohura ndërkombëtare ishte dëshmi se individualiteti i tij artistik çmohej e vlerësohej kudo. Artist i lindur e grafist i shkolluar, Ymer Shaqiri nëpërmjet opusit të tij të larmishëm i përjetësoi si rrallëkush tjetër realitetet shqiptare. “Jetoj me të kaluarën e Kosovës dhe i dua njerëzit e varfër”, thoshte ai sa herë që shpaloste veprat e tij. Të enjten Shaqiri është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare

Mes përvijëzimeve të sakta e hollësi kuptimplote zbulohej një mikrobotë e njëmendësive shqiptare. Me vokacionin përherë të veçantë, Ymer Shaqiri e kishte hak reputacionin e tij si një nga artistët më të njohur pamorë në Kosovë e tejetej hapësirave shqiptare.

“Jetoj me të kaluarën e Kosovës dhe i dua njerëzit e varfër”, pëlqente të thoshte grafisti modest sa herë zihej në gojë krijimtaria e tij.