Kulturë

Rokeri antishqiptar Bora Gjorgjeviq “sfidon” shtetin e Kosovës

Pos mysafirit namkeq në “Rok Fest”, në ambient të hapur – midis Qendrës për Kulturë dhe ndërtesës së Komunës – kanë performuar edhe bendet “De Sade” dhe “Flood” nga Rashka, bendi lokal nga Leposaviqi “Choo Choo Xtana”, “Lazy” nga Mitrovica dhe bendi holandezo-serb “The Unfuckable” (Foto: Facebook, “Riblja Čorba”)

Institucioneve shtetërore në Kosovë nuk iu ka bërë fort përshtypje performanca e bendit nacionalist serb “Riblja Čorba” e as vokalisti i tij antishqiptar, Bora Gjorgjeviq. Bendi nga Beogradi ka performuar të enjten në kuadër të “Rok Fest”, eveniment i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit në Serbi, por organizatorët nuk duket të jenë brengosur fort për leje. E gjithë kjo në rrethanat e masave për restriktimin e lëvizjeve dhe tubimeve publike të marra ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Muzikanti 68-vjeçar, Bora Gjorgjeviq, në vitet ’80 i quante shqiptarët “lepuj” dhe “shiptari” me të cilët nuk bëhet dot paqe, ashtu sikurse që retorikën kundër Kosovës së pavarur e ka shpeshtuar edhe pas dekorimit me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Jo të paktë kanë qenë ata që, pos kundërshtimit të performimit të Gjorgjeviqit, kanë tërhequr vërejtjen se Serbia po e polarizon publikun në Kosovë dhe po kontribuon në stërkeqjen e raporteve ndëretnike

Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Një trashëgimi e konsiderueshme me këngë nacionaliste serbe e tekste antishqiptare nuk i kanë sprapsur anëtarët e rock-grupit nga Beogradi “Riblja Čorba” që të mësyjnë Kosovën. Të prirë nga frontmeni i tyre, Bora Gjorgjeviq, mbrëmjen e së enjtes, ata kanë mbajtur të papenguar një koncert në qendrën për kulturë “Sava Dečanac” në Leposaviq.

Ky koncert, në kuadër të “Rok Fest-it” në komunën më veriore të vendit, ishte paralajmëruar edhe ditë më parë nëpërmjet një adresimi të muzikantit kontrovers serb, Bora Gjorgjeviq.