Kulturë

Seminari – institucioni që ndërkombëtarizon shkencën e albanologjisë

Me synimin për të ruajtur vijimësinë me të kaluarën, edicioni i sivjetmë, i 39-ti me radhë, për dhjetë ditë do të sjellë në mjediset e Fakultetit të Filologjisë sesione shkencore, tryeza, diskutime, ligjërata, kurse për mësimin e gjuhës shqipe e aktivitete të tjera

Thuajse gjysmë shekulli më parë, albanologjia vendore e ajo e huaj do të krijonin një platformë të përbashkët që do t’i monumentalizonte arritjet e përvitshme të studimeve mbi shqiptarët. Më 1974, në katedrat e Fakultetit Filozofik, filloi e para ndërmarrje në botën shqiptare që do t’i grumbullonte nën një kupolë studiues interesimesh të ndryshme. Pa e përfikur qiriun e shkencës, edhe në orën e lig të historisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është kryengjarja shkencore e albanologjisë.

 

E vlerësuar njëzëri si njëri prej forumeve më të rëndësishme të albanologjisë në vend dhe botë, ngjarja, që ishte paraparë të mbahej në tetor të vitit të kaluar, ka hapur siparin e saj. Në edicionin e 39-të me radhë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka shpalosur synimet për ndërkombëtarizimin e mëtutjeshëm të albanologjisë. Sipas të pranishmëve, në ceremoninë e hapjes të mbajtur paraditen e së hënës, institucioni i Seminarit është koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të shkencës vendore në botë, por edhe i shkencës globale për albanologjinë brenda një mediumi të përbashkët. Duke ndërmendur sfidat jo të pakta të shqipes, veçmas problemet në leksik e drejtshkrim, organizatorët e Seminarit të sivjetmë synojnë që, nëpërmjet sesioneve shkencore, referimeve, tryezave e diskutimeve, të shkoqisin edhe tema të tjera rëndësore, si lajmet e rrejshme dhe infodeminë

Thuajse gjysmë shekulli më parë, albanologjia vendore e ajo e huaj do të krijonin një platformë të përbashkët që do t’i monumentalizonte arritjet e përvitshme të studimeve mbi shqiptarët. Më 1974, në katedrat e Fakultetit Filozofik, filloi e para ndërmarrje në botën shqiptare që do t’i grumbullonte nën një kupolë studiues interesimesh të ndryshme. Pa e përfikur qiriun e shkencës, edhe në orën e lig të historisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është kryengjarja shkencore e albanologjisë.

Me synimin për të ruajtur vijimësinë me të kaluarën, edicioni i sivjetmë, i 39-ti me radhë, për dhjetë ditë do të sjellë në mjediset e Fakultetit të Filologjisë sesione shkencore, tryeza, diskutime, ligjërata, kurse për mësimin e gjuhës shqipe e aktivitete të tjera.