Kulturë

Institucionet reprizojnë moskujtimin e Faruk Begollit

Yll filmi që bëri për vete miliona shikues, “Faki”, siç njihej kudo mes kolegësh artistë e bashkëpunëtorësh, do të linte gjurmën e tij edhe si drejtues i teatrit “Dodona” në vitet e vështira të okupimit serb, si pedagog e regjisor. Pavarësisht zulmës së shumëfishtë, institucionet e kulturës në vend e kanë kaluar pa asnjë përkujtim ditëvdekjen e tij

Një dramë e ftilluar që prej fëmijërisë do ta ndiqte këmba-këmbës edhe në mjeshtërinë e aktrimit. Në dhjetëra filma të zhanrit dramë, Faruk Begolli do të imponohej si një nga artistët shqiptarë që bëri nam në ish-Jugosllavi.

 

Me shallin e bardhë rugovas në kokë, në rolin e Malës, në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” e deri te djaloshi i pashëm te filmi “Era dhe Lisi”, fotografi vinjetash e aso bardhezi në rrjetet sociale kanë evokuar rolet e veçanta që i mishëroi aktori i lindur në Pejë në familjen e njohur të Begollve. Atë që Faruk Begolli e kishte parashikuar pak kohë para se të vdiste, është provuar edhe në këtë ditëvdekje. Pa asnjë aktivitet përkujtimor e me vetëm afishime aty-këtu në rrjetet sociale, aktori pejan, yll në shumë filma të njohur, kishte paralajmëruar se “kur të vdisni, të gjithë, televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtetërore ju lavdërojnë, por jo më gjatë se një apo dy ditë”

Një dramë e ftilluar që prej fëmijërisë do ta ndiqte këmba-këmbës edhe në mjeshtërinë e aktrimit. Në dhjetëra filma të zhanrit dramë, Faruk Begolli do të imponohej si një nga artistët shqiptarë që bëri nam në ish-Jugosllavi.

Yll filmi që bëri për vete miliona shikues, “Faki”, siç njihej kudo mes kolegësh artistë e bashkëpunëtorësh, do të linte gjurmën e tij edhe si drejtues i teatrit “Dodona” në vitet e vështira të okupimit serb, si pedagog e regjisor.