Kulturë

Shqiptarët në cak të diskursit serb

Ato do të mund të ishin vepra cilësore arti sikur nënkuptimi e mesazhi të mos ishin qëllime kryesore. Ajo çka fshihet pas “Kosovka devojka”, vaj në kanavacë, është vetë miti serb që ngriti krye pas Luftës së Parë Botërore. Fryt i brushës së piktorit Urosh Prediq, vepra në fjalë u bë shprehje vizuale e viktimizimit serb për gjoja sakrificën e tyre në betejën e zhvilluar më 1389 pak më në veri të Prishtinës. Por habitërisht prirje të tilla mitizuese kishte treguar edhe skulptori kroat, Ivan Meshtroviq, veçmas me skulpturën e tij “Bija e Kosovës”, të bërë më 1907.

 

Elitat serbe, që prej krijimit të shtetit të pavarur shqiptar më 1912, kishin vënë fokusin te shqiptarët. Por paraqitjet kishin qenë gjithnjë në funksion të qasjes kolonialiste serbe në emër të të ashtuquajturit mision qytetërues. Përkundrejt tij qëndronte vizioni i mëvonshëm jugosllav, i cili përpiqej t’i kundërvihej diskursit hegjemonist serb. Kështu, Kosova dhe shqiptarët kishin zënë vend në dijet enciklopedike jugosllave, por trajtimi dallonte nga vendi në vend e nga koha në kohë

Ato do të mund të ishin vepra cilësore arti sikur nënkuptimi e mesazhi të mos ishin qëllime kryesore. Ajo çka fshihet pas “Kosovka devojka”, vaj në kanavacë, është vetë miti serb që ngriti krye pas Luftës së Parë Botërore. Fryt i brushës së piktorit Urosh Prediq, vepra në fjalë u bë shprehje vizuale e viktimizimit serb për gjoja sakrificën e tyre në betejën e zhvilluar më 1389 pak më në veri të Prishtinës. Por habitërisht prirje të tilla mitizuese kishte treguar edhe skulptori kroat, Ivan Meshtroviq, veçmas me skulpturën e tij “Bija e Kosovës”, të bërë më 1907.

Një laramani paraqitjesh të shqiptarëve në diskursin serb e më vonë edhe atë jugosllav – prej atyre negative deri tek ato më objektive – ka qenë boshti i ligjëratës së studiuesit Christian Voss, të titulluar “Shqiptarët në ndërtimin e dijes jugosllave dhe serbe”.