Kulturë

“Galaktika e Andromedës” – drama për “nomadizmin” social

Kjo dramë gjen si personazhe një makinist 52-vjeçar me emrin Shpëtim Guri (i interpretuar nga Sunaj Raça) dhe të bijën e tij Zana (e interpretuar nga Elda Jashari). “Galaktika e Andromedës”, pas debutimit që pati vitin e kaluar në Festivalin e Filmit të Sarajevës, ka sjellë premierën e vet kombëtare të mërkurën mbrëma në kuadër të edicionit të 13-të të “PriFest”

E mbiquajtur me të drejtë si vala e re e kinematografisë nga Kosova, brezi i ri i regjisorëve po krijon plazmime të reja, të konkurrueshme ndërkombëtarisht. Jo domosdoshmërisht i vënë pas rrëfimeve të vogla, filmi “Galaktika e Andromedës” sjell të ekranizuar një sagë urbane “nomadësh”, atë soj njerëzish rrënjëshkulur që i shtyjnë ditët në përpjekje për mbijetesë

Secili krijim kineast ka individualitetin e vet që ia jep dora e regjisorit, loja e aktorëve dhe bashkëshkrirja e energjive të një ekipi të tërë. Në infinitetin e interpretimeve që lindin kur filmi bëhet pronë e audiencës, është e pashmangshme edhe përqasja e filmit me film. Në këtë tog pikëpuçjesh këtillohet edhe më i mbrami film me regji dhe skenar të More Raçës “Galaktika e Andromedës” me “Nomadland” të Chloé Zhaos. Ky i fundit përshkoi krejt tapisterinë e vlerësimeve më të larta në botën e kinemasë me rrëfimin fascionant që e përjetësoi artistikisht: vargani i moshës së tretë, atyre rrënjëshkulurve që Recesioni i Madh në Shtetet e Bashkuara i la thuajse pa prokopi.

Kaq mjafton sa për krahasim. Syzheu i filmit të regjisores 29-vjeçare prishtinase është një shkartisje e një “recesioni” më shumë sesa ekonomik në Kosovën e viteve të paspavarësisë, deluzionit dhe shpresës së të pashpresëve.