Kulturë

Dirigjenti hungarez vaksinohet gjatë koncertit

Foto: AP
 

Një dirigjent i orkestrës hungareze mori dozën e radhës së vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19 në skenë gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest të mërkurën, si pjesë e një përpjekjeje për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen. Hyrja në koncert ishte falas.

Drejtuesi i Orkestrës së Festivalit të Budapestit, Ivan Fischer, hoqi xhaketën e tij për të zbuluar një këmishë të bardhë me një vrimë në mëngë. Ndërsa e mbante shkopin në lëvizje dhe gjersa orkestra luante, një mjek ia dha dozën e tretë Fischerit, diçka që u duartrokit nga turma.