Kulturë

“Por-no” kthen lidhjen e fortë me publikun me ngjyrat e tri albumeve

Koncerti i bendit “Por-no” erdhi në kuadër të “Albumeve pandemike” që është pjesë e programit muzikor "Variacionet e dëgjimit". I krijuar nga “Lumbardhi”, ky program synon të rikthejë lidhjen e humbur të artistëve me publikun përgjatë vitit pandemik

Një llambë në formë të hënës e gati dhjetë instrumente përreth vetëm në pamje tingëllojnë si një ftesë drejt një gërshetimi të pasur muzikor. Veç kësaj, edhe për një ambient ku mes publikut e artistëve shkëputet çdo gjë që mund ta përkufizojë ndarjen mes tyre. Kështu edhe ndodhi në më shumë se një orë koncert. Publiku prizrenas ka komunikuar natyrshëm me grupin “Por-no” gjatë performancës dhe “pauzave” midis këngëve. I ka përcjellë me duartrokitje e vallëzim deri në fund.

 

Grupi muzikor i cili ndër vite ka komunikuar me publikun në mënyrë të fragmentuar, në vitin më të brishtë të koncerteve nxori albumin “Dyftyrëshi”, i cili është incizuar në mes të viteve 2016 e 2018. Koncerti në Prizren me përmbajtje të reja muzikore nga viti i kaluar, për grupin ishte edhe një kthim në kohë nëpër këngët e realizuar në dy dekada. Veçmas kthim në zanafillën e grupit në vitin 2001

Një llambë në formë të hënës e gati dhjetë instrumente përreth vetëm në pamje tingëllojnë si një ftesë drejt një gërshetimi të pasur muzikor. Veç kësaj, edhe për një ambient ku mes publikut e artistëve shkëputet çdo gjë që mund ta përkufizojë ndarjen mes tyre. Kështu edhe ndodhi në më shumë se një orë koncert. Publiku prizrenas ka komunikuar natyrshëm me grupin “Por-no” gjatë performancës dhe “pauzave” midis këngëve. I ka përcjellë me duartrokitje e vallëzim deri në fund.

Nën këtë atmosferë janë pritur pesë artistë e njohur të skenës muzikore në vend mbrëmjen e së shtunës kur edhe i janë kthyer publikut në një formë ndryshe. Bendi “Por-no”, skena e publiku kanë tetë vjet që nuk janë bashkuar. Një distancë kohore që nga publiku i kinemasë “Lumbardhi” në Prizren mori konfirmim tjetër: nevojën për koncerte të tilla. Grupi muzikor i cili ndër vite ka komunikuar me publikun në mënyrë të fragmentuar, në vitin më të brishtë të koncerteve nxori albumin “Dyftyrëshi”, i cili është incizuar në mes të viteve 2016 e 2018. Koncerti në Prizren me përmbajtje të reja muzikore nga viti i kaluar për grupin ishte edhe një kthim në kohë nëpër këngët e realizuar në dy dekada. Veçmas kthim në zanafillën e grupit në vitin 2001. Atëherë grupi veç i kishte marrë këmbët për t’i hyrë rrugës muzikore mbi rrënojat e skenës alternative të viteve nëntëdhjetë në Kosovën e pasluftës. Në edicionin e parë të “DokuFest”-it në Prizren kishin prezantuar këngët e tyre që dëshmoni për një grup jokonvencional. Përmes krijimeve të tyre, grupi shpaloste aftësitë e gërshetimit muzikor nëpërmjet instrumenteve të ndryshme. Një traditë që u dëshmua edhe në koncertin e realizuar dy dekada pas në qytetin historik. Efekti mes artistëve dhe publikut ishe i dyanshëm. Pak a shumë si një shkëmbim emocionesh.