Kulturë

Kujtesa familjare nga artefaktet te mesazhi për botën

Rëndësia e kujtesës familjare që sendërtohet nga artefaktet materiale, duke evokuar edhe përvojën nga muzeu familjar, ka qenë boshti i ligjëratës së profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqi “Kujtesa familjare si ndërlidhje estetike e botës”, të mbajtur të hënën paradite në kuadër të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Artefaktet ose gjërat materiale të shtëpisë jo në të gjitha rastet heshtohen nga pluhuri i viteve dhe harresës. Kurdo që vëmendja e njerëzve bie mbi to, ato përftojnë koncepte që kanë domethënie e mesazhe kundrejt gjendjes lokale dhe asaj globale. Kujtesa familjare është përbërëse e kujtesës kolektive, ashtu që sociologu francez, Maurice Halbwachs, dikur e konsideronte familjen si kornizë të rëndësishme të kujtesës. E gjithë kjo e përmbledhur domethënshëm në fjalët e tij se “lidhja e një martese të re është edhe krijim i një kujtese të re”.

 

Dikur sociologu francez, Maurice Halbwachs, kishte vlerësuar se “lidhja e një martese të re është edhe krijim i një kujtese të re”. Edhe familja, si njësia themelore e shoqërisë, është laborator krijues i kujtesës kolektive. Ky “muze” kujtesor përbëhet nga origjina, gjenealogjia, prindërit, anëtarët e familjes, shtëpia e gjërat materiale e elemente të ngjashme. Kurdo që ekziston vullneti për t’i prezervuar ato, këto artefakte arrijnë të bëhen “shenja të rëndësishme simbolike, madje të paraqesin edhe një lloj portreti familjar”. Në linja të tilla është shpalosur ligjërata e profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqi, në kuadër të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Artefaktet ose gjërat materiale të shtëpisë jo në të gjitha rastet heshtohen nga pluhuri i viteve dhe harresës. Kurdo që vëmendja e njerëzve bie mbi to, ato përftojnë koncepte që kanë domethënie e mesazhe kundrejt gjendjes lokale dhe asaj globale. Kujtesa familjare është përbërëse e kujtesës kolektive, ashtu që sociologu francez, Maurice Halbwachs, dikur e konsideronte familjen si kornizë të rëndësishme të kujtesës. E gjithë kjo e përmbledhur domethënshëm në fjalët e tij se “lidhja e një martese të re është edhe krijim i një kujtese të re”.

Një shkërmoqje e raportit të kujtesës familjare kundrejt botës është shpalosur të hënën nga profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi, në kuadër të ditës së gjashtë të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.