Kulturë

Më shumë se një mijë persona dalin pozitivë me koronavirus pas pjesëmarrjes në festivalin anglez

Të dhënat treguan se 619 persona u infektuan në festival, ndërsa 432 ishin infektues në kohën e ngjarjes
 

Më shumë se një mijë veta që morën pjesë në një pilot-program të qeverisë në lidhje me sigurinë gjatë zhvillimit të ngjarjeve të mëdha kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Rreth 40 mijë njerëz u mblodhën në festivalin “Latitude”, i cili u mbajt në parkun “Henham”, pranë qytetit Southwold, në Suffolk, prej 22 deri më 25 korrik, dhe ishte pjesë e Programit për Hulumtime të Ngjarjeve Kulturore.

Ngjarje të tjera testuese përfshinin gjysmëfinalet dhe finalet e “Euro 2020” në Wembley dhe festivalin muzikor “Tramlines” në Sheffield.