Kulturë

Abetaret shqipe më shumë se shkrim-lexim: identitet dhe pavarësi

Me një pjesëmarrje më të vogël – pasi një numër albanologësh të huaj janë kthyer në vendet e tyre pas përkeqësimit të gjendjes me COVID-19 në Kosovë – Seminari ka vijuar me ditën e shtatë të punimeve. Të martën profesoresha Mimoza Gjokutaj ka paraqitur ligjëratën “Rrugëtimi historik, gjuhësor dhe didaktik i abetareve të gjuhës shqipe”

Ishte viti 1844 kur rilindësi shqiptar që jetonte në Rumani, Naum Veqilharxhi, botoi të parën abetare shqipe. Me 33 shkronja sa kishte në dispozicion alfabeti që e kishte krijuar enkas për t’iu përshtatur tingujve të gjuhës shqipe, ai arriti ta nxirrte në dritë “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip”.

 

177 vjet prej kohës kur Naum Veqilharxhi nxori në dritë “Ëvetarin” për mësimin e shkrim-leximit, mbi 170 abetare të ndryshme u botuan në hapësirat shqiptare. Shtysa kryesore në vitet e Rilindjes ishte përpjekja për të sheshuar rrugën drejt pavarësisë së Shqipërisë. Nga brezi në brez, autorët e këtyre teksteve përcollën parime të rëndësishme metodologjike, por deri në kohën e vendimeve të Kongresit të Manastirit mbizotëroi metoda fonetiko-silabike

Ishte viti 1844 kur rilindësi shqiptar që jetonte në Rumani, Naum Veqilharxhi, botoi të parën abetare shqipe. Me 33 shkronja sa kishte në dispozicion alfabeti që e kishte krijuar enkas për t’iu përshtatur tingujve të gjuhës shqipe, ai arriti ta nxirrte në dritë “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip”.

Ky tekst do të përhapej fillimisht në Korçë e më pas edhe në Përmet e Berat. Madje një vit më vonë aktivistët e arsimit shqip i kërkonin Veqilharxhit që të dërgonte sa më shumë kopje të saj. Sipas historianëve vendës e të huaj, “Ëvetari” i 1844-s shënon fillimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.