Kulturë

“Në duart e tona” pushton Prishtinën me rrëfimet e grave të guximshme

Pak ka rëndësi se kush është a si quhet. Ajo është vetë jeta e saj. Portreti i kësaj gruaje ka zënë vend në objektin banesor në lagjen “Dardania”, e nëpërmjet kësaj vepre zbërthehet historia e saj që vjen si frymëzim për guxim

Njeriu bashkë me ndjenjat, përballjet dhe sfidat jetësore mund të shndërrohet në një rrëfim. Ndërkaq pasqyrimi i tij në art mund të bëhet edhe pa prezencën e drejtpërdrejtë të një artisti dhe të një kuratori i cili bën përzgjedhjen e veprave. Ky është koncepti i edicionit të parë të “Biennales së Prishtinës”, që hapat e parë tashmë i ka hedhur me projektin “Në duart e tona”.

 

Vjen në një format krejt jokonvencional, duke e nxjerrë artin nga galeritë e duke e përfshirë atë te komuniteti. Por në fakt edhe personazhet e veprave artistike, në shikim të parë duken njerëz të zakonshëm. Por me projektin “Në duart e tona” të debutimit të “Biennales së Prishtinës” është tjetër histori. Me të shpalosen rrëfimet e grave të jashtëzakonshme, të cilat në vitet ’70, ‘80 e ’90, të vetme rritën fëmijët kur bashkëshortët e tyre morën botën për shkak të kushteve financiare, por edhe rrethanave politike. “Inspirimi ka qenë prej një familjareje e cila e vetme i ka rritur 9 fëmijë, kur burrin e ka pasur për 40 vjet në Frankfurt të Gjermanisë”, ka thënë Gazmend Ejupi, themelues i “Biennales së Prishtinës”

Njeriu bashkë me ndjenjat, përballjet dhe sfidat jetësore mund të shndërrohet në një rrëfim. Ndërkaq pasqyrimi i tij në art mund të bëhet edhe pa prezencën e drejtpërdrejtë të një artisti dhe të një kuratori i cili bën përzgjedhjen e veprave. Ky është koncepti i edicionit të parë të “Biennales së Prishtinës”, që hapat e parë tashmë i ka hedhur me projektin “Në duart e tona”.

Në periudhën kur nëpër botë aq zëshëm ngrihen diskutimet për të drejtat dhe rolin e gruas në shoqëri, një retrospektivë kohore për kontributin e gruas shqiptare është më se e duhur. Dhe sa herë të kapet një fije kujtese nga diskutimet familjare, përballja me ndonjë grua e cila i ka rritur fëmijët vetë, nuk është e rrallë.