Kulturë

Elbenita Kajtazi ia sjell publikut të Kosovës magjinë e skenave botërore

Me një program të pasur, sopranoja Elbenita Kajtazi ka dashur që t’ia prezantojë publikut kosovar pikërisht ato vepra që ia prezanton publikut në skena të njohura botërore. Përveç kësaj e ka shuar edhe mallin e të kënduarit në shqip

Elbenita Kajtazit nuk është se i bie shpesh të interpretojë në skenën vendore. Por emrin e Kosovës ka vjet që e dërgon nëpër sallat më prestigjioze evropiane. Jo pak kohë pas debutimit të saj në rolin e Ritës nga opera “Deux hommes et une femme” e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, në “Konzerthaus” të Berlinit, ajo është kthyer me një koncert në Prishtinë. I është bashkuar festës së 20-vjetorit të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica”.

 

Përderisa vlerësimet nga kritika botërore s’kanë të ndalur, Elbenita Kajtazi i është kthyer publikut të Kosovës. Ani pse në distancë, nëpërmjet koncertit solistik të transmetuar premierë në “ReMusica” ka sjellë magjinë e skenave ku po bën emër. “I jam drejtuar kamerës shumë herë sikur po e shikoj në sy publikun në ato momente”, ka thënë Kajtazi për KOHËN. Dy veprat shqiptare në repertor kanë një rrëfim të veçantë

Elbenita Kajtazit nuk është se i bie shpesh të interpretojë në skenën vendore. Por emrin e Kosovës ka vjet që e dërgon nëpër sallat më prestigjioze evropiane. Jo pak kohë pas debutimit të saj në rolin e Ritës nga opera “Deux hommes et une femme” e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, në “Konzerthaus” të Berlinit, ajo është kthyer me një koncert në Prishtinë. I është bashkuar festës së 20-vjetorit të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica”.

Për të, ky festival përmbledh një prej ngjarjeve të saj më të veçanta që prej kohës kur ishte studente. Por ndryshe nga koncerti që pati në “ReMusica” para pesë vjetësh, kësaj here Kajtazi ka komunikuar krejtësisht ndryshe me publikun. Ka interpretuar përballë ulëseve të zbrazura në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Por, tek te hënën mbrëma publiku nga ulëset e shtëpisë ka ndjekur koncertin që ajo ka përzgjedhur për natën hapëse të edicionit jubilar të njërës prej ngjarjeve muzikore më me traditë në skenën vendore. Me një program të pasur, Kajtazi ka dashur që t’ia prezantojë publikut kosovar pikërisht ato vepra që ia prezanton publikut të huaj. Përveç kësaj e ka shuar edhe mallin e të kënduarit në shqip.