Kulturë

Hyrja në bibliotekë me certifikatë vaksinimi apo test për COVID-19

Ndryshe prej dy javëve të para të shtatorit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës kanë nisur lëvizjet e lexuesve

Ulëset e zbrazëta të bibliotekave të vendit prej fillimit të javës kanë nisur të mbushen me lexues e shfrytëzues të sallave të leximit. Kjo, pas vendimit të fundit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, pas një periudhe 15-ditore të pezullimit të aktivitetit të tyre.

 

Secilit që ia mësyn kafehanes e restorantit i mjafton maska e mbajtja e distancës, por nëse synon ta shfrytëzojë bibliotekën i duhet certifikatë vaksinimi së paku me një dozë vaksine, test negativ ose dëshmi se e ka kaluar koronovirusin. Me gjithë këtë kriter, lexuesit e shfrytëzuesit e sallave të bibliotekave janë të kënaqur që me vendimin e fundit të Qeverisë institucioneve bibliotekare u lejohet puna në 30 për qind të hapësirës

Ulëset e zbrazëta të bibliotekave të vendit prej fillimit të javës kanë nisur të mbushen me lexues e shfrytëzues të sallave të leximit. Kjo, pas vendimit të fundit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, pas një periudhe 15-ditore të pezullimit të aktivitetit të tyre.

Vendimi është marrë në periudhën kur gastronomia po vazhdon funksionimin me shfrytëzimin e 70 për qind të hapësirës së hapur, me detyrimin e respektimit të distancës, vënies së maskës dhe dezinfektimit me alkool. Mirëpo masat janë më strikte në biblioteka. Të gjithë lexuesit detyrohen që në hyrje të bibliotekave të tregojnë dëshminë e vaksinimit me një apo dy doza, testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.