Kulturë

Plácido Domingo – “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Në nderim dhe mirënjohje ndaj tenorit të jashtëzakonshëm me famë ndërkombëtare, i cili ka shkëlqyer me interpretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar tenorin e famshëm Plácido Domingo me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar tenorin e famshëm botëror, Plácido Domingo, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në nderim dhe mirënjohje ndaj tenorit të jashtëzakonshëm me famë ndërkombëtare, i cili ka shkëlqyer me interpretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës.

“Me përulje të thellë për shembullin frymëzues, fisnik dhe artistik, duke na nderuar me praninë dhe interpretimin e tij të paharrueshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit dhe Ansamblit Popullor Shqiptar”, ka thënë presidenti Meta.