Kulturë

Konkurs i radhës për sallë koncertale, dyshime për mundësi dallaveresh

Episodi i radhës për ta bërë ish-objektin e “Gërmisë” sallë koncertale sërish është një konkurs ndërkombëtar. Përderisa duhen së paku 12 milionë euro për konkretizimin e projektit ideor, me 100 mijë euro në dispozicion për sivjet Komuna e Prishtinës së shpejti do të dalë edhe me një tjetër thirrje

Fiks 100 mijë euro janë shpenzuar deri më tash vetëm për shpërblimet e tri projekteve ideore për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”. Por së shpejti Komuna e Prishtinës do ta hapë thirrjen ndërkombëtare me të cilën synon të gjejë hartuesin e projektit final dhe ndërtuesin. Një gjë e tillë, së paku për njërin prej arkitektëve fitues, rrit mundësinë për keqpërdorime dhe ikje nga projekti

Brenda dy javësh Komuna e Prishtinës planifikon të hapë thirrje ndërkombëtare për njërin prej projekteve më të madha kapitale në kulturë që Kosova e ka synuar në dy dekadat e fundit: ndërtimin e sallës koncertale.

Qëllimi është që të jetësohet projekti ideor i arkitektit japonez Kengo Kuma dhe bashkëpunëtorëve të tij. Komuna ia ka mësyrë që një kompani vendore ose ndërkombëtare të merret me dy procese: hartimin e projektit të detajuar duke u bazuar në dizajnin e Kumas dhe po ashtu ta bëjë ndërtimin. Bëhet fjalë për modalitetin që në këto raste quhet “desing and build” (dizajno dhe ndërto).