Kulturë

Kundërshtohet rrënimi i një objekti gati njëshekullor në Fushë-Kosovë

Ani pse nuk figuron në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, disa banorë të fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës e kundërshtojnë vendimin për rrënimin e objektit që kishte shërbyer si Shtëpi e Kulturës

Banorë të fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës po e kundërshtojnë rrënimin e objektit të vjetër, që kishte shërbyer si Shtëpi e Kulturës para luftës. Sipas tyre, ky është objekti i vetëm i vjetër, gati njëshekullor, që ka mbetur në fshat, pas rrënimit të xhamisë dhe shkollës. Ata thonë se rrënimi po bëhet me qëllim që të përfitojnë individë brenda Komunës. Ndërkohë, zyrtarët komunalë thonë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim që t’i rrënojë objektet e vjetra nëpër fshatra

I papranueshëm konsiderohet nga disa banorë të fshatit Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës vendimi për rrënimin e një objekti që kishte shërbyer si Shtëpi e Kulturës. Ata thonë se ky ka qenë objekti i vetëm i vjetër, gati njëshekullor, që ka mbetur aty, pas rrënimit më herët të xhamisë dhe shkollës.

Disa prej tyre, në kushte anonimiteti kanë deklaruar se vendimi për rrënim nuk ka qenë në rregull dhe se kjo po ndodh me qëllim që të përfitojnë zyrtarë të caktuar komunalë.