Kulturë

“Mikro makro” zbërthen njësimin e hapësirës me tingujt muzikor

Përvojën disavjeçare me transformimin e skenës e të lëvizjeve përgjatë kontaktit me teatrin dhe vallëzimin Holger Maik Mertin e ka demonstruar në edicionin e sivjetmë të “ReMusica”

Tingulli nuk është krijim që “lind” vetëm si pasojë e relacionit midis instrumentit dhe njeriut. Dimensionet e tij shkojnë përtej, duke hapur mundësinë e përdorimit të çdo gjëje, në tentim të jetësimit të zërave artistik. Kështu, ndërtesat, hapësirat e brendshme dhe të gjitha objektet mund të kthehen në vet instrumente, të cilat japin mesazhin e këndvështrimit më ndryshe të një frymëzimi artistik.

Kjo ishte edhe arsyeja e ardhjes në Kosovë për të parën herë e artistit gjerman, Holger Maik Mertin, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike. Në sytë e tij dhe të publikut, dyshemeja, sipërfaqet e dritareve, muret, ajri vibrues, topat, tullat dhe objektet e tjera në “Termokiss” shndërrohen në cak të krijimit të ritmeve.