Kulturë

Zbulohet një vepër e re e Vincent van Gogh – ekspozohet në Muzeun që mban emrin e artistit

Vepra e titulluar “Study of Worn Out” daton në nëntor 1882 dhe përshkruan një punëtor të moshuar të ulur në një karrige prej druri, të kërrusur me duart në fytyrë. Van Gogh e realizoi atë si një skicë paraprake për vizatimin e tij të vitit 1882 me të njëjtin titull gjatë pjesës së hershme të karrierës së tij, kur ai punonte në Hagë
 

Një vizatim i ri i artistit Vincent van Gogh do të shfaqet publikisht për herë të parë. Muzeu Van Gogh në Amsterdam do ta paraqesë veprën për publikun. Kjo është një gjë e rrallë, duke pasur parasysh se veprat e reja të zbuluara të Van Goghut rrallë dalin në dritë.

Vepra e titulluar “Study of Worn Out” daton në nëntor 1882 dhe përshkruan një punëtor të moshuar të ulur në një karrige prej druri, të kërrusur me duart në fytyrë. Van Goghu e realizoi atë si një skicë paraprake për vizatimin e tij të vitit 1882 me të njëjtin titull gjatë pjesës së hershme të karrierës së tij, kur ai punonte në Hagë.