Kulturë

“Melankoli elizabetiane” nga oborret mbretërore edhe me tinguj shqip

“Melankoli elizabetiane”, nën interpretimin e sopranos Kaltrina Miftari dhe Tringa Sadikut në kitarë, në kuadër të edicionit të 20-të të “ReMusicas”

“Pas heshtjes, ajo që është më e afërt për të shprehur të pashprehshmen është muzika”. Ky është realiteti i cili e bën unin të shkrihet në botën unike të meditimit me tinguj, të cilën e ka përshkruar me fjalë shkrimtari e filozofi anglez Aldous Huxley.

 

Koncerti “Melankoli elizabetiane” dha mesazhin e ombrellës përbashkuese të muzikës dhe ndjesive që përçohen në to në mbarë botën. Duke sjellë një paletë të muzikën klasike angleze të periudhës së ashtuquajtur “epoka e artë” apo “rilindja angleze”, sopranoja Kaltrina Miftari, përcjellë nga Tringa Sadiku në kitarë kanë harmonizuar edhe veprat shqipe

“Pas heshtjes, ajo që është më e afërt për të shprehur të pashprehshmen është muzika”. Ky është realiteti i cili e bën unin të shkrihet në botën unike të meditimit me tinguj, të cilën e ka përshkruar me fjalë shkrimtari e filozofi anglez Aldous Huxley.

Brenda kufizimeve jetësore, përjetësi e imagjinatës së krijuesve muzikorë janë bërë partiturat e notave. Kjo vërehet edhe në muzikën klasike angleze të periudhës së ashtuquajtur “epoka e artë” apo “rilindja angleze”, të sundimit të mbretëreshës Elizabeta I, e cila kumbon në arte delikatesën dhe sensitiven njerëzore.