Kulturë

Baleti në ritëm me shpresën dhe entuziazmin e rikthimit në skenë

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë nisur provat për shfaqjen nën koreografi të Ricardo Fernandos, që shkrin klasiken me modernen. Premiera pritet të jepet më 21 tetor

Lëvizjet e lehta e të këndshme janë ato që e plotësojnë konceptin e një kërcimi artistik siç është baleti. Anëtarët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë filluar përgatitjet për premierën e parë të këtij sezoni. Në provat dëshmohet përkushtim dhe entuziazëm për të bërë një paraqitje të mirë para audiencës.

 

Se cili do të jetë produkti final, do edhe pak kohë që të formësohet, por qysh në prova është e dallueshme se premiera e radhës e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën koreografi të Ricardo Fernando, vë në lëvizje edhe shpresën e entuziazmin e rikthimit në skenë. Të dyja bashkë i bëjnë të padallueshme sfidat e ushtrimeve përballë masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Lëvizjet e lehta e të këndshme janë ato që e plotësojnë konceptin e një kërcimi artistik siç është baleti. Anëtarët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë filluar përgatitjet për premierën e parë të këtij sezoni. Në provat dëshmohet përkushtim dhe entuziazëm për të bërë një paraqitje të mirë para audiencës.

Shfaqja, e cila është një “diptik” koreografik, pritet të jepet premierë më 21 tetor. Shpërfaq motivet e shpresës dhe lumturinë e rikthimit në skenë, ndonëse në kohë pandemie.