Kulturë

Qeveria zotohet për dokumentim të shkatërrimeve të trashëgimisë kulturore më 1998-1999

“Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentim të trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së viteve 1998 - 1999, ka një rëndësi madhore. Do të bëjmë dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar dhe zhdukur qëllimshëm, për t’i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar”, ka thënë kryeministri Kurti të premten
 

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të dokumentojë dhe do të kërkojë dëmshpërblim për dëmet dhe zhdukjet që i janë bërë trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës. Në mbledhjen e parë të Komisionit shtetëror për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së vitit 1998-1999, kryeministri Albin Kurti ka thënë se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës, nga forcat e armatosura serbe, ka mbetur i heshtur nga institucionet e Kosovës.

“Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentim të trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së viteve 1998 - 1999, ka një rëndësi madhore. Do të bëjmë dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar dhe zhdukur qëllimshëm, për t’i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar, i cili nuk është vetëm dëm material”, ka thënë në këtë mbledhje Kurti.