Kulturë

Kinematë në Britani punësojnë staf shtesë për premierën e filmit të James Bondit

 

Dalja e fundit në skenë e Daniel Craig si agjenti 007 pritet të jetë hapja më e madhe e fundjavës në Britani që nga “Avengers: Endgame”, më shumë se dy vjet më parë, pasi kinematë po punësojnë qindra staf shtesë për të përballuar kërkesën e madhe për të shikuar filmin e ri të “James Bondit”.

Shitjet paraprake të biletave po bëjnë që filmi “No time to die” të bëhet filmi i dytë me fitimin më të madh. Ai pason pas një vonese gati 18-mujore dhe katër ndryshime në datën e shfaqjes, dhe pronarët e kinemave po bëjnë të gjitha hapat për të përmbushur kërkesën që filmi të shfaqet në më shumë se 700 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.