Kulturë

Drama për “nomadizmin” social, filmi më i mirë në “Otranto Film Festival”

Regjisorja More Raca i është drejtuar publikut të Festivalit përmes një video-lidhjeje ku ka thënë se ky film u dedikohet prindërve, sfidave të tyre jetësore, problemeve me të cilat ata ballafaqohen e në këtë rast për një prind të moshës së mesme të papunë, i cili sfidohet me padrejtësitë që ia bën shteti i korruptuar duke e lënë në mëshirën e fatit

Mëngjesi i së dielës për ekipin e filmit “Galaktika e Andromedës” ka zbardhur me Çmimin e filmit më të mirë në “Otranto Film Festival”. Këtë vit edicioni i katërt ka ardhur në formatin hibrid dhe me titullin “Performancat dhe performuesit/Lidhja me botën” si përcjellje e misionit të Festivalit e që është absorbimi i perspektivave të ndryshme

“Galaktika e Andromedës”, drama për “nomadizmin” social, po vazhdon të shpërblehet në festivalet të cilat po i ka si pikë të ndaljes. Mëngjesi i së dielës për ekipin e filmit ka zbardhur me Çmimin e filmit më të mirë në “Otranto Film Festival”. Këtë vit edicioni i katërt ka ardhur në formatin hibrid dhe me titullin “Performancat dhe performuesit/Lidhja me botën” si përcjellje e misionit të Festivalit e që është absorbimi i perspektivave të ndryshme.

Filmi “Galaktika e Andromedës” i More Racës sjell të ekranizuar një sagë urbane “nomadësh”, atë soj njerëzish rrënjëshkulur që i shtyjnë ditët në përpjekje për mbijetesë. Kjo dramë gjen si personazhe një makinist 52-vjeçar me emrin Shpëtim Guri (i interpretuar nga Sunaj Raça) dhe të bijën e tij Zanën (e interpretuar nga Elda Jashari). Ky rrëfimi kosovar që prek tema universale ka triumfuar si më i miri në edicionin e sivjetmë të “Otranto Film Festival”, që shfaqi filmat e vet nga 19 deri më 24 shtator.