Kulturë

Masat e reja, sfidë për kthimin e publikut në ngjarjet kulturore

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është veç një nga institucionet kulturore që tashmë i është kthyer punës, pasi që prej së hënës bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet e tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të hapësirës së objekteve përkatëse. Megjithatë, sipas masave, obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1.5 metrash në mes të personave

Me të hyrë në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës njëri nga punëtorët pyet për certifikatën e vaksinimit. “Certifikatën e vaksinimit ose testin me rezultat negativ për COVID-19, për shkak të masave të reja në fuqi për parandalimin dhe luftimin e pandemisë?”, është pyetja që bëhet. Kur ai merr një dëshmi që e siguron se personi që dëshiron të hyjë në Bibliotekë nuk rrezikon të tjerët, i pyet se si mund t’i ndihmojë dhe i udhëzon se ku mund të drejtohen.

 

Institucioneve kulturore në vend u është lejuar rifillimi i punës duke shfrytëzuar 50 për qind të hapësirave. Lajmi ka bërë që stafi brenda tyre të nisë punën për të rikthyer publikun në ambientet e tyre, duke sjellë program e aktivitete cilësore e interesante. Bashkimi, duke respektuar masat, po shihet si armë për ta ndalur vrullin e pandemisë duke e mbajtur kulturën aktive

Me të hyrë në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës njëri nga punëtorët pyet për certifikatën e vaksinimit. “Certifikatën e vaksinimit ose testin me rezultat negativ për COVID-19, për shkak të masave të reja në fuqi për parandalimin dhe luftimin e pandemisë?”, është pyetja që bëhet. Kur ai merr një dëshmi që e siguron se personi që dëshiron të hyjë në Bibliotekë nuk rrezikon të tjerët, i pyet se si mund t’i ndihmojë dhe i udhëzon se ku mund të drejtohen.

Biblioteka është veç një nga institucionet kulturore që tashmë i është kthyer punës pasi që prej së hënës bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet e tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të hapësirës së objekteve përkatëse. Megjithatë, sipas masave, obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1.5 metrash në mes të personave.