Kulturë

Rrugëtimi i ambasadorëve me librat, mundësi e rrëfimeve personale

Për të treguar rrugëtimin e tij me librin – larg pjesës së politikëbërjes – me një rrëfim tejet personal dhe në veten e parë, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u bë personi i parë që dha mesazhin e leximit në kuadër të fushatës “Let’s meet our ambassadors through books”, të iniciuar nga libraria “Dukagjini” në mesditën e së hënës

“Sot një lexues, nesër një udhëheqës”, kishte thënë Margaret Fuller, duke asociuar në fuqinë mendore që individit ia jep leximi. Përtej “lulëzimit” intelektual, janë pikërisht rreshtat e faqet e librave ato të cilat e bëjnë të mundshëm udhëtimin imagjinar dhe zhvillimin e kreativitetit, duke i dhënë njeriut mundësinë e të jetuarit të një realiteti përtej reales.

Pikërisht për të treguar rrugëtimin e tij me librin – larg pjesës së politikëbërjes – në një rrëfim tejet personal dhe në veten e parë, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u bë personi i parë që dha mesazhin e leximit në kuadër të fushatës “Let’s meet our ambassadors through books”, të iniciuar nga libraria “Dukagjini” në mesditën e së hënës.