Kulturë

Tetë muaj pas shembjeve, sanime në Kalanë e Prizrenit pa evituar shkakun

Nëpërmjet një konkursi publik, Ministria e Kulturës synon vazhdimin e projektit kapital “Kalaja e Prizrenit” për vitin 2021. Sipas MKRS-së, bëhet fjalë për projekt me karakter të konservimit, restaurimit, menaxhimit dhe promovimit të lokalitetit (Foto: Driton Paçarada)

Tetë muaj pasi një pjesë e strukturës së Kalasë së Prizrenit u shemb, shteti planifikon të ndërhyjë. Por prapë problemi nuk do të marrë epilog. Do të bëhet një sanim i dëmeve pa e larguar rrezikun.

 

Institucionet shtetërore bashkë me ndihmën e fondeve të shteteve të tjera, prej vitit 2009 deri më tash kanë investuar mbi 1.5 milionë euro në Kalanë e Prizrenit. Por pavarësisht kësaj qasjeje, që e ka shndërruar Kalanë në një ambient goxha atraktiv të përballjes me trashëgiminë kulturore e historinë, nuk është bërë një hap që e rrezikon fort Kalanë: largimi i rezervuarit të ujit që u bë shkak kryesor i shembjeve në shkurt të këtij viti. Ai do të mbetet aty edhe pas punimeve që pritet të zgjasin dy muaj

Tetë muaj pasi një pjesë e strukturës së Kalasë së Prizrenit u shemb, shteti planifikon të ndërhyjë. Por prapë problemi nuk do të marrë epilog. Do të bëhet një sanim i dëmeve pa e larguar rrezikun.

Institucionet shtetërore bashkë me ndihmën e fondeve të shteteve të tjera, prej vitit 2009 deri më tash kanë investuar mbi 1.5 milionë euro në Kalanë e Prizrenit. Por pavarësisht kësaj qasjeje, që e ka shndërruar Kalanë e Prizrenit në një ambient goxha atraktiv të përballjes me trashëgiminë kulturore e historinë, nuk është bërë një hap që rrezikon fort Kalanë: largimi i rezervuarit të ujit.