Kulturë

Rita Ora pushton Kullën e Eiffelit me spektaklin e frymës parisiene

Të enjten mbrëma ishte transmetimi premierë i koncertit të yllit botëror, Rita Ora, në të cilin interpretoi live në një performancë mahnitëse nga Kulla e Eiffelit në Paris

Ora është e para artiste që në bashkëpunim me “Melrose Media” nisi serinë muzikore të titulluar “Iconic People in Iconic Places” (Njerëz ikonikë në vende ikonike). E gjitha u incizua gjatë “Paris Fashion Week”. Koncerti “Rita Ora Live From The Eiffel Tower“, i transmetuar premierë të enjten mbrëma, ishte një kaleidoskop i së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes pasi këngëtarja solli hitet e saj si: “Anywhere”, “Lonely Together” dhe “Let You Love Me”, bashkë me këngët nga EP-ja e saj “Bang”. Për të qe një natë e paharrueshme. E tillë duhet të jetë edhe për publikun

Në të kaluarën kompozitorët që u lindën, jetonin a kalonin një periudhë në Paris bëheshin pjesë e asaj që njihej si fryma parisiene. Frederic Chopin, polaku i lindur më 1810, ishte njëri prej tyre. Qe 21 vjeç kur nisi të jetonte në kryeqytetin francez. Në vitin 1832, ai ishte në mesin e elitës muzikore parisiene dhe kishte fituar respektin e kolegëve të tij si Hiller, Liszt e Berlioz.

Në një situatë hipotetikisht të njëjtë, Rita Ora me koncertin e saj të fundit do bëhej pjesë e asaj fryme elitare. Por, natyrisht gjërat kanë ndryshuar që nga shekulli i 19-të. Madje, publiku koncertin e Orës e ndoqi vetëm virtualisht.