Kulturë

Filmi – mjet i fuqishëm për reflektim e nxitje të aktivizmit

“FemArt”, të dielën në ditën e tretë, nëpërmjet disa filmave të përzgjedhur ka ndezur ekranin në “Kino Armata” me të njëjtën shpresë që ashtu si regjisorët, në çfarëdo formë të nxisë aktivizmin për respektimin e drejtave të njeriut e veçanërisht të grave. Shfaqja e filmave është shoqëruar edhe me diskutimin mbi peshën e filmit për nxitjen e ndryshimeve
 

Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste ka shënuar ditën e tretë kryesisht me filma e diskutime. Nëpërmjet projekteve filmike e pamjeve të regjisorëve me nam, por edhe të rinj që po shënojnë suksese në kinematografi, ka shfaqur misionin e vet, herë duke reflektuar mbi patriarkatin, e më shumë duke kërkuar aktivizëm derisa ka theksuar fuqinë e grave

Historia e kinemasë është kapitull i veçantë jo vetëm i kulturës dhe fuqia e një filmi për t’u zhvendosur përtej ekranit duke ndikuar në jetën reale - për të mirë apo për të keq - është një reflektim i frymëzimit artistik. Regjisorët zgjedhin ide, imazhe, emocione nga njerëzit e tjerë, dhe pastaj ato i kthejnë në film me shpresë se ndikimi i tij do të çojë peshë tek audienca.

Diçka të tillë ka bërë edhe “FemArt”, të dielën në ditën e tretë. Nëpërmjet disa filmave të përzgjedhur ka ndezur ekranin në “Kino Armata” me të njëjtën shpresë që njashtu si regjisorët, në çfarëdo formë të nxisë aktivizmin për respektimin e drejtave të njeriut e veçanërisht të grave.