Kulturë

Liria e gruas dhe artistes lidh në “FemArt” teatrin e letërsinë

Skenë nga shfaqja “Deti/Gruaja” bazuar në tekstin e Ibsenit, me Maja Mitiqin në rolin kryesor, nën regji të Anna Furses, të martën mbrëma në teatrin “Oda”

Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste tash e nëntë vjet është i lidhur ngushtë me fjalën liri. Për shumë edicione me radhë është munduar që nëpërmjet aktiviteteve të shtjellojë kuptimet e shumta që ka kjo fjalë çdo herë me shpresë që e njëjta do të mbrohet, respektohet e madje të kërkohet me ngulm, a të jetohet nga të gjithë. Tërthorazi liria ishte edhe kryefjala e ditës së pestë të “FemArtit”.

Nisi me një kërkim të thjeshtë: lirinë për t’u divorcuar. Këtë e pati si kërkesë kryesore personazhi i performancës teatrale “Deti/Gruaja”, që si pikënisje ka tekstin “The Lady from the Sea” (Gruaja nga deti), dramë e vitit 1888 e Henrik Ibsenit.