Kulturë

Shqipëria paralajmëron databazën e pasurive të vjedhura kulturore

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka thënë se ky vendim është pjesë e një pakete shumë më të gjerë të institucionet që udhëheq, në parandalimin e trafikimit të pasurive kulturore të vjedhura
 

Këshilli i Ministrave i Qeverisë së Shqipërisë ka miratuar të mërkurën një projektvendim, që përcakton procedurat, mënyrën e administrimit dhe institucionet përkatëse që do të administrojnë bazën e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti citohet të ketë thënë se ky vendim është pjesë e një pakete shumë më të gjerë të MK-së për parandalimin e trafikimit të pasurive kulturore të vjedhura, që synon krijimin e një databaze më të gjerë të dhënash për pasuritë kulturore të vjedhura, për ta bërë të qasshëm atë dhe për ta lidhur me reformat e ndryshme të Ministrisë dhe Qeverisë, me atë që njihet si reforma digjitale dhe për t’u zgjeruar me reforma të tjera, që lidhen me licencimin e tregtisë së veprave të artit, duke e kthyer Ministrinë në një faktor kyç jo vetëm në monitorim, por edhe në dialogimin dhe rritjen e kapacitetit të bizneseve më vonë, duke u futur në këtë databazë të gjerë”.