Kulturë

Çerekshekulli i skulpturës së Ron Mueckut

Skulptura “Maska II” e artistit australian, Ron Mueck, gjatë një ekspozite në Muzeun e Artit Modern në Rio de Janeiro, më 2014 (Foto: AP)
 

Ron Mueck krijon figura gjigante të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me njeriun, duke e shpërfaqur deri në hollësinë më të imtë çdo aspekt të jetës njerëzore, prej banales deri tek e errëta.

Është lindur në Australi, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka punuar në krijimin e modeleve për filma e reklama.