Kulturë

“Folè n’ letër” për dashurinë, bashkon këngën e poezinë

Qendra “Libart” në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” të premten mbrëma është mbushur me këngët e Petrit Çarkaxhiut e poezitë që i ka sjellë aktorja Sheqerie Buqaj

Qendra “Libart” në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, të premten mbrëma, është shndërruar në skenë të këngëtarit Petrit Çarkaxhiu dhe aktores Sheqerie Buqaj. Një mbrëmje e bukur e mbushur me muzikë, poezi dhe një gotë verë. Mbrëmje me tis melankolie për dashurinë dhe dhimbjen si tema kryesore, përçim i bukur mesazhesh nëpërmjet vargjeve e këngës, në atë që u titullua “Folè n’ letër”.

Organizuar nga ETEA, organizatë joqeveritare që ka për qëllim themelor edukimin publik, organizon mbrëmje të tilla tash e një vit. Është një mënyrë për t’i kthyer lexuesit në bibliotekë.