Kulturë

Veshjet dhe aksesorët e Marquezit dalin në ankand

Foto: Associated Press/AP
 

Veshjet dhe aksesorët e shkrimtarit të njohur kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, do të dalin në ankand javën e ardhshme. Kështu ka bërë me dije familja e shkrimtarit, duke theksuar hapjen e një qendre kulturore në rezidencën e Marquezit në Meksikën jugore, ku laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, kishte shkruar veprat e famshme.

Gjërat që do të dalin në shitje janë përzgjedhur nga mbesa e tij, Emilia Garcia Elizonde, që do ta drejtojë qendrën.