Kulturë

Artisti nga Kosova fut në pyllin kroat mësimet nga masakra 

Driton Selmani: “Këta drurë fshehin historinë që mund të matet e të shihet në çdo lëvore dhe gjatësi të pemëve. Ne mund t’i shohim ato edhe si libra të fshehur, ku çdo dru është një faqe e bardhë, në pritje të një poeme për t’u shkruar në to si dëshmi, një bazë e narratives për të shkuarën” (Foto: Katarina Zlatec) 

Për një artist është alamet përgjegjësie realizimi i një instalacioni për një park memorial. Pavarësisht konceptit kuratorial, është e domosdoshme baraspesha me ambientin ekspozues. Për më tepër realizimi i një vepre në kujtim të viktimave të fashizmit bart me vete peshë edhe më të madhe.

 

Një pyll i shkatërruar i tëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, si zhdukje e krimit masiv që ka ndodhur aty, ka shërbyer si lokacion për artin e artistit nga Kosova. Driton Selmani ka ekspozuar në pyllin “Dotrščina”, drunjtë e të cilin ishin prerë gjatë një ekzekutimi masiv nga ustashët gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Drunjtë janë të vjetër sa vetë krimi, e midis tyre Selmani, nëpërmjet tabelave të mësimit, lexon mësimin e së kaluarës dhe të ardhmes 

Për një artist është alamet përgjegjësie realizimi i një instalacioni për një park memorial. Pavarësisht konceptit kuratorial, është e domosdoshme baraspesha me ambientin ekspozues. Për më tepër realizimi i një vepre në kujtim të viktimave të fashizmit bart me vete peshë edhe më të madhe.

Si mundet një vepër bashkëkohore të tregojë historinë e mijëra njerëzve të vrarë? Driton Selmani sikur ka zbërthyer përgjigjen në këtë pyetje. Artisti nga Kosova –  kur kanë kaluar pak ditë prej ekspozimit të veprës së tij  – i kthehet asaj tek zbërthen jo vetëm atë, por edhe gjuhën e artit që kapërthehet në art.