Kulturë

“2000: A Post-war Odyssey” synon të hapë dyer edhe në Selanik

Nëse projekti filmik “2000: A Post-war Odyssey” do të marrë çmim në “Crossroads Co-production Forum” të Festivalit të Filmit në Selanik, ky do të ishte i treti, ende pa nisur xhirimet e filmit

Planet e tij janë që në filmin e tij të radhës të ketë në ekip edhe aktorë francezë. Është në bisedime me ta. Në anën tjetër, është duke kërkuar buxhet që gjithçka të shkojë ashtu siç e ka menduar.

 

Me çerekun e buxhetit të siguruar tashmë, projekti filmik “2000: A Post-war Odyssey” është në kërkim të mundësive për ta kompletuar pjesën financiare, me qëllim që filmi të marrë formë ashtu siç është planifikuar. Ndër synimet është që kastës t’i bashkohen edhe aktorë francezë. Një mundësi e mirë për projektin filmik të Zgjim Terziqit është edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik, që është pjesë e “Agora Market” në edicionin e 62-të të festivalit

Planet e tij janë që në filmin e tij të radhës të ketë në ekip edhe aktorë francezë. Është në bisedime me ta. Në anën tjetër, është duke kërkuar buxhet që gjithçka të shkojë ashtu siç e ka menduar.

Një mundësi që mund t’i hapë rrugë të tjera është Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik. “2000: A Post-war Odyssey”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, është pjesë e “Agora Market” në edicionin e 62-të të festivalit. “Crossroads Co-production Forum” është programi që do të mbahet prej 5 deri më 9 nëntor, e në të cilin projekti filmik i Kosovës është përzgjedhur bashkë me 13 të tjerë.