Kulturë

Muzetë e Vjenës i kundërpërgjigjen censurës së mediave sociale me “OnlyFans”

Detaj nga piktura e Peter Paul Rubensit që portretizon gruan e tij të dytë, Helena Fourment, vepër e plasuar në llogarinë e OnlyFans (Foto: Kunsthistorisches Museum Vienna)
 

“OnlyFans” është një aplikacion ku vizitorët mund të paguajnë një tarifë abonimi për të pasur qasje në përmbajtje ekskluzive – dhe shpesh erotike – nga një artist. Tani, për 4.99 dollarë në muaj, adhuruesit e artit mund të shikojnë piktura dhe statuja me subjekte nudo të nxjerra nga koleksionet e muzeve më të mirë të Vjenës

Muzetë e Vjenës po vënë në dukje veprat e tyre në një vend ku pak institucione të klasit botëror kanë shfaqur ndonjëherë artin e tyre: “OnlyFans”. Në atë faqe vizitorët tani mund të shohin një llogari të krijuar nga Bordi i Turizmit i qytetit ku po postohen vepra sugjestive nga institucionet vjeneze “Albertina” dhe Muzeu Leopold.

“Vjenezët janë shumë mendjehapur”, ka thënë për këtë vendim të pazakontë Helena Hartlauer, shefe e marrëdhënieve me mediat në Bordin e Turizmit të Vjenës.