Kulturë

Thesari i monedhave dy mijë vjet të vjetra zbulohet në Izrael

Monedhat portretizojnë mbretin Antiochus VII, i cili sundoi perandorinë helenistike Seleukide – ose figura në to mund të jenë të vëllait të tij Demetrius II (Foto: Assaf Peretz / Autoriteti i Izraelit për Antikitete)
 

Arkeologët nga Autoriteti i Izraelit për Antikitete (IAA) kanë gjetur një grumbull monedhash argjendi nga periudha Hasmoneane në Modiin-Maccabim-Reut të Izraelit.

Studiuesit po gërmonin një pronë bujqësore, kur zbuluan një çarje shkëmbore që përmbante thesarin e fshehur brenda të cilit kishte monedha argjendi.