Kulturë

Muzikantët akordohen për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës

Provat për koncertin të institucionit të Operës së Kosovës
 

Ka dy javë që meloditë e instrumentistëve dhe fuqia e vokaleve kumbojnë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Njëqind instrumentistë e koristë po bëhen gati për të shënuar me koncert inaugurimin e Operës së Kosovës si institucion i shumëpritur, por që pavarësisht kësaj ende nuk ka objekt të vetin

Entuziazmi shihet që në prapaskenën për gala-koncert. Këtë moment secili prej tyre e ka pritur gjatë dhe ka qenë një ndër nevojat e kërkesat për ngritje profesionale, personale e përfaqësim vendor. Ka dy javë që meloditë e instrumenteve dhe fuqia e vokaleve kumbojnë ndaras në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Njëqind instrumentistë e koristë po bëhen gati për të shënuar me koncert inaugurimin e Operës së Kosovës si institucion i shumëpritur, por që pavarësisht kësaj ende nuk ka objekt të vetin.

Përveç madhështisë së përbërjes artistike në koncertin që do të dalë në dritë të publikut në ditën e fundit të tetorit, në skenën e improvizuar në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë. Ishte paraparë edhe shënimi e Ditës Botërore të Operës, 25 tetorit, por koncerti është shtyrë për një javë.