Kulturë

Ringjallja e pjesshme e Kullës së Sahatit në Prishtinë

Poshtë objektit është ndërhyrë me pastrim e me risuvatim të pjesëve të dëmtuara. Lart ndërtesës është pastruar krejt sipërfaqja. Janë rregulluar hapësirat midis tullave dhe pjesa e metaltë

Koha i ka lënë shenjat e veta nëpërmjet kushteve atmosferike që ia kanë zbehur shkëlqimin. Por Kulla e Sahatit në Prishtinë mbante edhe shenja të vandalizmit, siç janë grafitet e mbetje të tjera nga posterët e reklamave. Pjesa e sipërme e objektit prej 26 metrash i lartë është edhe strehë e shpezëve. E mbetjet e tyre nuk ishin të pakta. Ndikojnë shumë keq edhe në korredimin e pjesës së metaltë.

 

Janë 16 studentë të arkitekturës e të historisë që kanë punuar që për disa ditë monumentit në zëmër të asaj që është Prishtina e Vjetër t’ia kthejnë shkëlqimin, të paktën përkohësisht. Janë bërë dy dekada që objekti nuk e luan rolin primar: matjen e kohës. Mekanizmi i vjetër i orës ishte vjedhur, ndërsa i riu nuk punon. Pos punës praktike në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, studentët po ringjallin edhe një prej monumenteve më të rëndësishme të Prishtinës. Kulla e shekullit të 19-të vazhdon të jetë e mbyllur për vizitorë. “CHwB Kosova” dhe UNDP-ja nëpërmjet studentëve po bëjnë konservimin dhe restaurimin e monumentit

Koha i ka lënë shenjat e veta nëpërmjet kushteve atmosferike që ia kanë zbehur shkëlqimin. Por Kulla e Sahatit në Prishtinë mbante edhe shenja të vandalizmit, siç janë grafitet e mbetje të tjera nga posterët e reklamave. Pjesa e sipërme e objektit prej 26 metrash i lartë është edhe strehë e shpezëve. E mbetjet e tyre nuk ishin të pakta. Ndikojnë shumë keq edhe në korredimin e pjesës së metaltë.

Por 16 studentë të arkitekturës e të historisë janë bërë bashkë që për disa ditë monumentit në zëmër të asaj që është Prishtina e Vjetër t’ia kthejnë shkëlqimin, të paktën përkohësisht. Janë bërë dy dekada që objekti nuk e luan rolin primar: matjen e kohës. Mekanizmi i vjetër i orës ishte vjedhur, ndërsa i riu nuk punon.