Kulturë

SOS Venecia: shpëtimi nga fundosja nëpërmjet portave

 

Ka një ekran digjital në dritaren e një farmacie historike në sheshin “Shën Bartolomeo”. Është e vendosur pranë urës së famshme “Rialto” të Venecias. Në të shfaqet numri në rënie i popullsisë së qytetit, që shihet si rezultat i drejtpërdrejtë i problemit të tij të kahershëm me mbiturizmin. Në një ditë me diell shifra tregon numrin 50 mijë e 582.

Ka kaluar një muaj që kur autoritetet lokale njoftuan planet e tyre kontroverse për të vendosur porta elektronike në pikat kryesore të hyrjes së qytetit, në mënyrë që të rregullojnë trafikun turistik në qytetin e njohur. Para pandemisë, Venecia kishte rreth 30 milionë vizitorë në vit - kjo është e barabartë me mbi 590 vizitorë për banor. Këta numra luajnë një rol të madh në erozionin e strukturës ekonomike dhe sociale të qytetit - si dhe shpopullimin e tij të shpejtë.