Kulturë

“DokuFest” në mision për mbështetje të kineastëve e shkëmbime kulturore

Punëtoria është pjesë e programit të edukimit të filmit të “DokuFestit”, dhe ofron mjete dhe njohuri për tregimtarët e rinj që janë të interesuar për krijimin e filmave dokumentarë kreativë mbi temat e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Punëtoria pritet të mbahet nga dhjetori i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm

Ka kohë që “DokuFest” ka tejkaluar kufirin e të qenit përgjegjës vetëm për realizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. Inkurajimi i tregimtarëve të rinj për të vizualizuar rrëfimet e tyre janë veç një anë e tij, shkëmbimi kulturor një tjetër. Në muajt e ardhshëm punë do t’u dalë në të dy këto fusha. Kanë hapur thirrjen për punëtori për krijimin e dokumentarëve dhe atë për edicionin e dytë të kampit ndërkulturor “How do I see you?”.

Punëtoria është pjesë e programit të edukimit të filmit të “DokuFestit”, dhe ofron mjete dhe njohuri për tregimtarët e rinj që janë të interesuar për krijimin e filmave dokumentarë kreativë mbi temat e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Punëtoria pritet të mbahet nga dhjetori i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm.