Kulturë

Ministria i kthehet synimit që ta bëjë Baletin me drejtor

Konkursi për drejtor të Baletit Kombëtar të Kosovës zyrtarisht është hapur të martën. Prej 25 nëntorit e deri më 9 dhjetor është afati i aplikimit. Është konkursi i tretë prej dhjetorit të 2018-s. Që atëherë ka dështuar një konkurs i brendshëm dhe një publik (Foto: Driton Paqarada/KOHA)

Gati një vit pas një konkursi të dështuar, Ministrisë së Kulturës i ka rënë ndërmend se Baletin Kombëtar të Kosovës duhet ta bëjë me drejtor. Ky institucion është pa drejtor prej dhjetorit të vitit 2018, kur u pensionua ish-drejtori tashmë i ndjerë, Ahmet Brahimaj. MKRS-ja nëpërmjet një rekrutimi të brendshëm doli se kishte gabuar në hapa.

 

Një konkurs publik i nëntorit të vitit të kaluar ishte i pasuksesshëm. E tash prej së martës, Ministria e Kulturës është vënë në kërkim të drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës. Synon që ta heqë këtë “barrë” për tre vjetët e ardhshëm, aq sa zgjat edhe mandati i drejtorit. Po ashtu, në dhjetor të këtij viti bëhen tre vjet prejse ky institucion udhëhiqet me ushtrues detyre apo zëvendësdrejtor, siç quhet tani

Gati një vit pas një konkursi të dështuar, Ministrisë së Kulturës i ka rënë ndërmend se Baletin Kombëtar të Kosovës duhet ta bëjë me drejtor. Ky institucion është pa drejtor prej dhjetorit të vitit 2018, kur u pensionua ish-drejtori tashmë i ndjerë, Ahmet Brahimaj. MKRS-ja nëpërmjet një rekrutimi të brendshëm doli se kishte gabuar në hapa.

Një konkurs publik i nëntorit të vitit të kaluar ishte i pasuksesshëm. E tash prej së martës, MKRS-ja është vënë në kërkim të drejtorit të BKK-së. Synon që ta heqë këtë “barrë” për tre vjetët e ardhshëm, aq sa zgjat edhe mandati i drejtorit.