Kulturë

“DokuFest” në kërkim të autorëve të guximshëm e filmave që shpërfaqin diversitet

Nëpërmjet filmave që do të përzgjidhen, “DokuFesti” do të shënojë edicionin e 21-të, të cilin synon ta mbajë vitin e ardhshëm prej 5 deri më 13 gusht në Prizren. Afati i rregullt për aplikim është 28 shkurti i vitit 2022

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ka hapur thirrjen për edicionin e 21-të. Për të shënuar këtë edicion organizatoret janë në kërkim të shprehjeve të reja nga autorë të guximshëm. Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, animacion dhe eksperimentalë. Nëpërmjet filmave që do të përzgjidhen “DokuFesti” do të shënojë edicionin e 21-të, të cilin synon ta mbajë vitin e ardhshëm prej 5 deri më 13 gusht në Prizren. Afati i rregullt për aplikim është 28 shkurti i vitit 2022.

 

Për edicionin me të cilin shënon 21-vjetorin, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” është i fokusuar të ketë një program divers. Sipas Veton Nurkollarit, drejtor artistik i festivalit, trendët e rinj në filmbërje, temat e shumta dhe diversiteti i tyre janë në përputhje me filozofinë programatike të festivalit, i cili është gjithmonë në kërkim të shprehjeve të reja nga autorë të guximshëm e të cilët avancojnë gjuhën filmike. “Kjo edhe mund të jetë sfiduese, por ne jemi të mësuar me sfida të ngjashme, sepse tekefundit ato na shpien në program dhe festival cilësor”, ka thënë ai

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ka hapur thirrjen për edicionin e 21-të. Për të shënuar këtë edicion organizatoret janë në kërkim të shprehjeve të reja nga autorë të guximshëm. Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, animacion dhe eksperimentalë. Nëpërmjet filmave që do të përzgjidhen “DokuFesti” do të shënojë edicionin e 21-të, të cilin synon ta mbajë vitin e ardhshëm prej 5 deri më 13 gusht në Prizren. Afati i rregullt për aplikim është 28 shkurti i vitit 2022.

Stafi i cili është duke punuar për këtë edicion ka thënë se “DokuFest” synon të prezantojë një program të pasur dhe të larmishëm të filmave dokumentarë bashkëkohorë, filmave të shkurtër dhe filmave të animuar, si dhe një numër masterklasash, panele, diskutime dhe punëtori. Pas një edicioni online në vitin 2020 dhe edicionit hibrid më 2021, “DokuFest” shpreson që edicioni i ardhshëm të zhvillohet plotësisht në formë fizike.