Kulturë

Ekspozita që krijon kopje digjitale të vizitorëve

Ëndërroni të shihni përballë binjakun tuaj digjital? Një ekspozitë e re arti në qytetin rus të Shën Petersburgut po përdor teknologjinë për të vrojtuar vizitorët me qellim që më pas t’i rikrijojë ata në formën digjitale
 

Sapo vizitorët të hyjnë në këtë ekspozitë, ata mësojnë se ekziston një binjak i tyre - një digjital.

Falë teknologjisë në kohë reale, instalimet në ekspozitën "Binjakët digjitalë" shfaqin silueta dhe lëvizje të dyfishta të vizitorëve në hapësirë.