Kulturë

“Hekurudha”, fituesja e vetme në konkursin që përballet me krizë

“Hekurudha” e Brikena Sopit është vlerësuar si vështrim unik në botën e dy grave. Fakti që sivjet ka vetëm një fitues, sipas ministrit të Kulturës Hajrulla Çeku, i nxit tash e tutje ta shohin këtë punë jo vetëm si formalitet, por si vlerësim cilësor dhe meritor për punën e artistëve

Në mesin e 6 dramave në konkurrencë për çmimet për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2021 – e që njëra ndër to është diskualifikuar për shkak të shpalosjes së identitetit të konkurrentit – ka arritur të triumfojë vetëm drama “Hekurudha” e Brikena Sopit. Rrëfimi për ballafaqimin e dy grave në shoqërinë tranzicionale ka marrë çmimin e parë në konkursin i cili organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por që sivjet juria nuk ka ndarë edhe çmimin e dytë dhe të tretë.

 

Është ndarë çmimi i parë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për dramën “Hekurudha” të Brikena Sopit mesditën e së martës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Juria ka vendosur që të mos ndajë çmim të dytë dhe të tretë “për shkak të prurjeve të pakta dhe të pakënaqshme të konkursit të sivjetmë”, e që ky konkurs po vlerësohet si i varfër për nga veprat me të cilat aplikuan konkurrentët

Në mesin e 6 dramave në konkurrencë për çmimet për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2021 – e që njëra ndër to është diskualifikuar për shkak të shpalosjes së identitetit të konkurrentit – ka arritur të triumfojë vetëm drama “Hekurudha” e Brikena Sopit. Rrëfimi për ballafaqimin e dy grave në shoqërinë tranzicionale ka marrë çmimin e parë në konkursin i cili organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por që sivjet juria nuk ka ndarë edhe çmimin e dytë dhe të tretë.

“Prurjet e pakta dhe të pakënaqshme të konkursit të sivjetmë”, është arsyetimi për vetëm një fitues i jurisë, në përbërje të kryesueses Doruntina Basha, anëtarëve Florent Mehmeti, Ilire Vinca, Shefqet Gjocaj dhe përfaqësueses së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liri Cami.