Kulturë

Panairi i Librit në Tiranë, në hap me traditën e takimit me lexuesin

Ani pse me një numër më të vogël botuesish pjesëmarrës, në hapjen solemne të edicionit të 24-t të Panairit të Librit në Tiranë, të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, është çmuar rilidhja e shtëpive botuese me lexuesin, shkrimtarët e me botën e librit në përgjithësi

Rreth 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi janë bërë bashkë në Panairin e Librit në Tiranë, i cili pas dy vjetësh ndërprerjeje, rikthehet në formatin fizik. Ani pse me një numër më të vogël botuesish pjesëmarrës, në hapjen solemne të edicionit të 24-t të kësaj ngjarjeje, të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, është çmuar rilidhja e shtëpive botuese me lexuesin, shkrimtarët e me botën e librit në përgjithësi. Përkundër pjesëmarrjes më të ulët, titujt e rinj janë të shumtë. Panairi po zhvillohet nën masat anti-COVID.

 

“Qëllimi ynë janë lexuesit, të cilët janë objekti dhe subjekti i të gjithë punës sonë. Ne jemi të bindur që me lexim, me libra, me kulturë Shqipëria do të shkojë përpara. Këtë vit jemi rikthyer në traditën tonë me një dëshirë të madhe për të rifilluar”, ka thënë Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë, në hapjen solemne të Panairit të Librit në Tiranë. “Janë nja 25 shtëpi botuese nga Kosova që marrin pjesë. Gjithnjë e më prezente Kosova në Panair”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli

Rreth 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi janë bërë bashkë në Panairin e Librit në Tiranë, i cili pas dy vjetësh ndërprerjeje, rikthehet në formatin fizik. Ani pse me një numër më të vogël botuesish pjesëmarrës, në hapjen solemne të edicionit të 24-t të kësaj ngjarjeje, të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, është çmuar rilidhja e shtëpive botuese me lexuesin, shkrimtarët e me botën e librit në përgjithësi. Përkundër pjesëmarrjes më të ulët, titujt e rinj janë të shumtë. Panairi po zhvillohet nën masat anti-COVID.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti kulturor të pranishmit ishin nga të gjitha moshat, të cilët i bëri bashkë interesi për librin, por botuesit presin fluks më të madh në ditët në vazhdim.