Kulturë

“DokuFesti” përshkruhet si festival magjik, midis 20 më të mirëve në botë

Linda Llulla Gashi, drejtoresha ekzekutive e “DokuFestit” ka thënë së të jesh në mesin e festivaleve, si “Clermont-Ferrand International Short Film Festival”, që mbahet në Francë apo “Tampere Film Festival”, që mbahet në Finlandë, është me të vërtetë privilegj

Filmat e shkurtër, vlerësohet të jenë qenësor për filmbërës ambiciozë. Madje filmat më të mirë të shkurtër tregojnë rrëfime edhe më drejtpërdrejtë sesa të gjatët. Prandaj sipas revistës amerikane “MovieMaker” festivalet dedikuar filmave të shkurtër kanë rol kyç. Këto janë vetëm dy prej arsyeve që e kanë shtyrë këtë mediumin që të publikojë listën me 20 festivalet me të mira në botë, dedikuar filmave të shkurtër. Mes tyre vend zë edhe festivali i Kosovës “DokuFest”, që në gusht të këtij viti shënoi edicionin e 20-të.

 

“’DokuFest’ shpesh përshkruhet si festival ‘magjik’ dhe kështu është – që mbahet në qytetin rrëzë Sharrit të Kosovës, me hapësira për shfaqje të filmave që janë të vendosur, duke nisur nga kinemaja e vjetër Jugosllave deri te themelet e Kalasë së periudhës osmane. Shumë mund është dhënë për ta shndërruar këtë festival në një destinacion ndërkombëtar dhe ju mund ta ndieni këtë”, shkruan “MovieMaker”

Filmat e shkurtër, vlerësohet të jenë qenësor për filmbërës ambiciozë. Madje filmat më të mirë të shkurtër tregojnë rrëfime edhe më drejtpërdrejtë sesa të gjatët. Prandaj sipas revistës amerikane “MovieMaker” festivalet dedikuar filmave të shkurtër kanë rol kyç. Këto janë vetëm dy prej arsyeve që e kanë shtyrë këtë mediumin që të publikojë listën me 20 festivalet me të mira në botë, dedikuar filmave të shkurtër. Mes tyre vend zë edhe festivali i Kosovës “DokuFest”, që në gusht të këtij viti shënoi edicionin e 20-të.

Me asistencën e filmbërësit, Anderson Matthew, i njohur për filmin e tij “Baja Come Down” dhe producentes, Katie White, e njohur për filmin “Best Summer Ever, Caity”, “MovieMaker” ka bërë bashkë një grup të filmbërësve dhe producentëve që kanë ndihmuar në përpilimin e listës që bënë bashkë 20 festivalet më të mirë në botë e që u dedikohen filmave të shkurtër.