Kulturë

Me barok e renesancë “DAM” fut publikun në udhëtim muzikor shumëngjyrësh

Me notat që ndërtohen mbi tregime dashurie, sopranoja Kaltrina Miftari me pianisten Lirika Pula – Kasapollin kanë paralajmëruar udhëtimin muzikor shumëngjyrësh. Me koncertin në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë kanë integruar edhe klaviçembalin, instrument i cili ishte në qendër të interpretimeve në barok (Foto: Arben Llapashtica)

Edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar “DAM”, pas koncerteve me vepra të ndryshme muzikore, të martën mbrëma është ndalur në tingujt e barokut. Me repertorin e prezantuar ka bërë një lidhje edhe me epokën që i prin asaj - renesancën. Si ndalesë e parë janë përzgjedhur kompozimet e repertorit të pasur të kompozitorit anglez John Downland. Me notat që ndërtohen mbi tregime dashurie, sopranoja Kaltrina Miftari me pianisten Lirika Pula – Kasapollin kanë paralajmëruar udhëtimin muzikor shumëngjyrësh.

Me koncertin në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë kanë integruar edhe klaviçembalin, instrument i cili ishte në qendër të interpretimeve në barok. Tingujt e tij mjaftojnë për të risjellë epokën e krijimeve që prekin periudhën mes viteve 1600-1750, që kanë origjinën në Evropën Perëndimore. Kompozitorët e asaj kohe rrallë që kanë kompozuar pa e përfshirë klaviçembalin. Lirika Pula- Kasapolli, që rëndom për publikun prishtinas luan në piano, kësaj radhe e ka sfiduar veten në klaviçembal, instrument të cilin pianoja në shekullin e 18-të e la nën hije. Pianistes nga Kosova fillimisht i është dashur pak kohë vetëm për ta ambientuar instrumentin. Një përjetim të koncentruar nën tingujt e klaviçembalit ajo e ka sjellë nëpërmjet “Sarabdandes” nga “Suita në d-mol HwV 437” e kompozitorit gjerman që bëri karrierë në Londër, George Frederic Handel dhe “Les Sauvages” të Jean-Philippe Rameau.